Prokurorët hetojnë prokurorët

Prokurorët hetojnë prokurorët

Prokurorët e Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit po hetojnë kolegët e Prokurorisë Speciale, Lile Stefanova dhe Elizabeta Josifovska për përfshirjen eventuale në rastin e njohur me emrin “Reket”.

Për skandalin e zhvatjes së 1.5 milion eurove nga afaristi Orce Kamçev, nën hetime është edhe kryeprokurorja e dorëhequr, Katica Janeva, e cila është në lidhje me Bojan Jovanovskin i cili së bashku me Zoran Milevskin, kanë marrë paratë nga afaristi i njohur duke i premtuar masa lehtësuese në një proces gjyqësor që po zhvillohet ndaj tij.

Detaje nga marrja në pyetje e prokurorëve nuk janë dhënë edhe pse nga Specialja në vazhdimësi kanë hedhur poshtë akuzat duke theksuar se kontaktet e prokurores Janeva me të dyshuarit kanë qenë në kuadër të hetimeve.

Njohësit e çështjeve juridike, ndërkohë thonë se Prokuroria Speciale ka humbur kredibilitetin dhe se të gjitha lëndët që ajo ka nisur kundër ish zyrtarëve duhet t’i kalojnë Prokurorisë së Rregullt.

“Nëse dëshmohet ndonjë lidhshmëri apo dyshim për përfshirjen e Katica Janevës në këtë rast, do të ketë ndikim në lëndët që ka ngritur kjo Prokurori ndaj zyrtarëve të pushtetit të kaluar. Që të mos ketë dyshime në proceset gjyqësore, vlerësoj se të gjitha lëndët që ajo po procedon duhet t'i kalojnë Prokurorisë së rregullt, ndoshta jo në fazën para hetimore, por hetimet gjithsesi se nuk duhet t'i vazhdojë”, thotë Dane Iliev, ish kryetar i Gjykatës Supreme.

Ky rast ndërkohë po ndiqet me vëmendje edhe nga përfaqësuesit ndërkombëtar në vend. Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kate Byrnes në profilin e saj në Twitter ka shkruar se tani është koha e duhur që Maqedonia e Veriut të tregojë përkushtim për sundimin i ligjit.

“Këto janë akuza serioze që kërkojnë përgjigje serioze, të plotë, transparente dhe në kohë”, ka shkruar ambasadorja Byrnes.