​Vetëplagoset aksidentalisht një burrë në Mitrovicë

​Vetëplagoset aksidentalisht një burrë në Mitrovicë

Një person ka shtënë me armë zjarri dhe gjatë manipulimit me armën është vetëplagosur.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa njësiti policor ka konfiskuar armën me një karikator me nëntë fishekë dhe një gëzhojë.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. Rasti ka ndodhur në Kqik të vogël të Mitrovicës mesditën e djeshme, njofton Policia.