Odat e profesionistëve shëndetësorë me marrëveshje të përbashkët

Odat e profesionistëve shëndetësorë me marrëveshje të përbashkët

Odat e profesionistëve shëndetësorë në Kosovë kanë nënshkruar një kotratë të përbashkët, mbi zbatimin e projektit për ndërtimin e objektit, për nevojat e ushtrimit të veprimtarisë dhe funksioneve publike të përcaktuara me Ligj.

Ky objekt i përbashkët i Odave do të jetë i projektuar për të siguruar një sipërfaqe të mjaftueshme për nevojat e tyre.

Ndërtimi I objektit pritet të zbatohet në kuadër të projektit të LUX DEV – Agjencisë për bashkëpunim të Luksemburgut dhe nëpërmjet projektit “Health Support Programme in Kosovo Phase II”.

Kontrata është nënshkruar nga Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK), Oda e Infermierëve të Kosovës (OIK), Oda e Stomatologëve të Kosovës (OSK), Oda e Farmacistëve të Kosovës (OFK), Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës (OFTK), të gjithë në cilësinë e përfaqësuesve dhe zbatuesve të projektit.