Rodrigo Moreno te Atletico Madrid, Valencia arkëton 55 mln euro

Rodrigo Moreno te Atletico Madrid, Valencia arkëton 55 mln euro

Atletico realizon një tjetër goditje të madhe në sulm. 

Los Colchoneros kanë arritur akordin me Valencian për transferimin e sulmuesit të kombëtares spanjolle Rodrigo Moreno në kryeqytetin spanjoll. Rodrigo prej kohësh ka qenë një dëshirë e trajnerit të Atleticos Diego Simeone i cili tashmë kompleton sulmin e skuadrës së tij me një tjetër futbollist shumë cilësor i cili i bashkohet Diego Costës, Alvaro Moratës dhe Joao Felix që mund të luajë edhe si mesfushor i avancuar ose sulmues krahu. Kartoni i 28-vjeçarit duke iu referuar shkrimeve të mediave spanjolle i ka kushtuar Atleticos 55 milionë euro plus 5 milionë euro të tjera në formë bonusesh. Me kalimin e Rodrigos te Los Colchoneros, Atletico tashmë mund t’i hapë dritën jeshile kalimit të Angel Correas te Milani.