Hoxhaj: Posti i kryeministrit i panegociueshëm për PDK-në

Hoxhaj: Posti i kryeministrit i panegociueshëm për PDK-në

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se PDK është forca që gëzon besimin më të madh tek qytetarët dhe këtë sipas tij do ta dëshmojmë edhe në këto zgjedhje.

“Ne e kemi provuar tashmë çfarë ka ndodhur kur postin e Kryeministrit ua kemi lënë partnerëve të koalicionit. Prandaj nuk do të bëjmë kompromise të asnjë lloji kur kërkojmë votëbesimin e qytetarit”, ka shkruar ai në Facebook

“Në këto zgjedhje ne do të hyjmë vetë dhe posti i kryeministrit është i panegociueshëm. Sa i përket koalicioneve paszgjedhore, ato parti që nuk do kenë kurajën që të bëhen pjesë e pikave tona programore, nuk do të jenë pjesë e qeverisë së ardhshme që ne do ta udhëheqim”.

“Qytetari në zgjedhje tregon se kush ka vullnet dhe forcë t’ju prijë proceseve!”


MË SHUME NGA Aktuale