Nagavci: Takimi Mustafa-Kurti zgjoi reagime paniku

Nagavci: Takimi Mustafa-Kurti zgjoi reagime paniku

Deputetja e lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka thënë se disa subjekte politike që përbëjnë qeverinë në largim janë kapluar nga paniku pas takimit të liderit të LDK-së me atë të Vetëvendosjes.  

 Ajo ka folur të martën në “Debat” te RTK.  

 “Reagimi i një pjese të koalicionit të deritashëm qeverisës për takimin Mustafa - Kurti ishte reagim paniku.

Takimi i liderëve të dy subjekteve më të mëdha opozitare ishte transparent dhe në vazhdën e takimeve para zgjedhjeve të parakohshme. Qëllimi është bashkërendimi i aktiviteteve me qëllim të fitores”, ka thënë ajo.

“Pa folë për kryeministrin ne duhet të flasim për prioritetet. E ato janë lufta kundër korrupsionit, zhvillimi ekonomik dhe ngritja e cilësisë në arsim”.