Molliqaj: Pa PSD-në s’do të bëhej Ushtria e Kosovës

Molliqaj: Pa PSD-në s’do të bëhej Ushtria e Kosovës

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka deklaruar se Kosovë sot s’do të kishte ushtri të veten pa ndihmën e partisë së tij.

“Ushtria s’mund të bëhej pa një garancë të PSD-së”, është shprehur ai, në televizionin T7.

Molliqaj ka thënë se PSD’ja ka ndikuar që “Lista Srpska të mos jetë përcaktues i politikave në Kosovë”.

Sipas tij, pa ndihmën e PSD-së s’do të kishte qenë e mundur edhe taksa ndaj Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës.


MË SHUME NGA Aktuale