Haxhiu: Për VV-në zgjedhjet janë zgjidhja, opozita ta qeverisë vendin

Haxhiu: Për VV-në zgjedhjet janë zgjidhja, opozita ta qeverisë vendin

Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu, tha se mënyra e largimit të Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit ishte e paarsyeshme.

Haxhiu thotë se kjo është çështje fushate që të përfitojnë në emër të luftës se UÇK-së, por që sipas saj, përfitimet të emër të luftës nuk “dhezin” më.

Këto komente ajo i bëri në debatin e organizuar nga Kolegji Riinvest me temën “Çfarë zgjidhje ofrojnë zgjedhjet?”, raporton Ekonomia Online.

“Që 1 vit VV dhe LDK ka nisur organizimin opozitar për zgjedhje të jashtëzakonshme, para dorëheqjes së Haradinajt ne kemi pasur 58 nënshkrime dhe duheshin edhe 3 nënshkrime për rrëzimin e Haradinajt që do duhej të largohej, nuk e kemi pritur këtë mënyrë të dorëheqjes”.

“Gjithmonë është përfituar në emër të luftës sikur partitë deri më tani sepse kjo nuk dhezë më, njerëzit në emër të luftës janë pasuruar”.

“Ne kemi dashur një datë më të afërt për seancën e jashtëzakonshme, janë bërë koalicionet më të çuditshme vetëm të kemi qëndrueshmërinë politike, për VV zgjedhjet e jashtëzakonshme janë zgjidhja dhe opozita e tanishme duhet të qeverisë vendin”.

“Mirëqenia, zhvillimi ekomomik, shëndetësia, arsimi janë në gjendje shumë të keqe, së pari duhet të zhvillohemi për së brendshmi e pastaj të shikohet për vazhdimin e dialogut”.

Ajo tha se kreu i Kuvendit Kadri Veseli qenë në “koma” dhe tani po bën komente që duhet luftuar korrupsioni.

“Është shansi i fundit ku PDK-ja duhet të dal në opozitë, VV-ja nuk bën koalicion me PDK-në. Veseli sikur ka qenë në koma dhe tani po bën komente që duhet luftuar korrupsionin dhe duhet rikthyer të rinjtë që kanë ikur nga Kosova”.

“Nuk mund të ketë dialog pa pasur parime dhe të rishikohet se çfarë është bërë deri tani me këtë dialog”.

Të pamundur e ka quajtur ajo kolacionin me PDK-në, përderisa tha se me VV dhe LDK duhet të jetë Qeveria e ardhshme.

“Janë dy pole të kundërta, PDK-ja që ka kapur shtetin tash e sa vite dhe VV-ja që kërkon demokracinë, mirëqenien dhe barazinë”.

“Jemi treguar të hapur sa i përket LDK-së sepse opozita e vërtetë përbëhet nga dy subjektet më të mëdha VV-ja dhe LDK-ja që duhet të jetë qeveria e ardhshme”.

Në këtë debat po marrin pjesë edhe deputetët : Blerta Deliu-Kodra nga PDK-ja, Ahmet Isufi nga AAK-ja dhe Arben Gashi nga LDK-ja.