Njësia luftarake bën çdo gjë që thotë Putin

Njësia luftarake bën çdo gjë që thotë Putin

Oleg për shumë vite ishte i punësuar në Siri në një grup mercenarësh të quajtur “Wagner”, i cili është shndërruar në një mjet shumë me vlerë për Kremlinin.

“Wagner është një instrument i Putin për të zgjidhur problemet me forcë, kur veprimet duhet të merren menjëherë, urgjentisht dhe në një mënyrë sa më të fshehtë. Nuk mund të them se është një ushtri në kuptimin e plotë të asaj fjale. Është thjeshtë një njësi luftarake që bën çdo gjë që thotë Putin”, shprehet ish-luftëtari.

Kjo është hera e parë që një ish luftëtar Wagner pranon të flasë në kamera, dhe Oleg kërkoi që të fshehë identitetin e tij. Kompanitë private ushtarake janë ilegale në Rusi dhe grupi nuk ekziston zyrtarisht. Por CNN ka zbuluar se Wagner tani numëron qindra luftëtarë që operojnë në 3 kontinente të ndryshme. Ky është personi që besohet të jetë prapa atij zgjerimi. I njohur si një ndër njerëzit më të afërt të Putin për shkak të kontratave të majme me Kremlinin, Jevgeni Prigozhin, është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara për shkak të financimit të një agjencie interneti e akuzuar për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane të 2016.