Ministri Gashi vendos gurthemelin e kullës së atdhetarit, Shaban Minxhollit

Ministri Gashi vendos gurthemelin e kullës së atdhetarit, Shaban Minxhollit

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka marrë pjesë në vënien e gurthemelit të kullës së Shaban Minxhollit, në fsahtin Mikushnicë të Skenderajt, njërit ndër luftëtarëve më besnikë të Lëvizjes Kaçake, bashkëluftëtarit të Azem Bejtës e Shaban Polluzhës.

Ministri Gashi, me këtë rast tha se është i lumtur që po vendosin gurthemelin e Shtëpisë Muze, ndërsa vlerësoi kontributin e madh të tij për lirinë e vendit.

“Jam i lumtur dhe shumë i nderuar që në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës, së bashku me popullin trim të Drenicës po e vendosim gur-themelin e Shtëpisë Muze/Kullës së atdhetarit, Shaban Mangjolli, të cilin shkrimtari e kishte portretizuar si ‘Kaçaku i gjatë si një Flamur'”, tha ai.

Në këtë ceremoni përveç banorëve të këtij fshati ishte i pranishëm edhe kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari.