‘Wolverine’ do t’i bashkangjitet Avengers në filmin e ri?

‘Wolverine’ do t’i bashkangjitet Avengers në filmin e ri?

Megjithëse ‘Avengers: Endgame’ dukej se do të shënonte fundin e ekskluzivitetit të Marvel, por grupi i heronjve është duke punuar edhe në filmin e ri MCU.

Sipas burimeve brenda Marvel, njofton The Independent, ‘Wolverine’, një personazh i dashur i produksionit Marvel jo vetëm që do të prezantohet në Universitetin Kinematik, por do të bashkohet me Thor, Scarlet Witch dhe kompaninë si Avenger në Fazën Pesë.

Burimi tutje pohon se ‘Wolverine’ do te futet në Avengers pas prezantimit fillestar të filmit të ardhshëm të X-Men.

Ende nuk dihet në këtë fazë nëse Hugh Jackman do të rimarrë zyrtarisht këtë rol ose jo.