Temperaturat e larta, kaq litra ujë preferohet ti pijmë

Temperaturat e larta, kaq litra ujë preferohet ti pijmë

Ne kërkojmë ujë për çdo funksion të trupit, që nga largimi i toksinave.

Por sa ujë në ditë duhet të pimë për ta ndihmuar organizmin tonë të funksionojë si duhet, dhe si mund ta kuptojmë kur jemi të dehidratuar. Pse është e rëndësishme të pish ujë.

Më shumë se 2/3 e trupit të njeriut përbëhet nga uji. Ne duam ujë për çdo funksion të trupit tonë. Por të dish se sa ujë duhet të pish është një tjetër sfidë, veçanërisht kur është vapë apo bëni ushtrime më shumë se zakonisht. Nëse pini pak ujë mund të vuani nga probleme serioze të shëndetit. Sa ujë në ditë duhet të pimë?

Në rrethana normale, sasia e ujit në trup kontrollohet nga etja dhe produkti urinar. Jeni të etur, pini ujë, shkoni në tualet, dhe cikli i ujit përsëritet sërish. Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik në Shqipëri rekomandojnë të konsumoni më shumë ujë se zakonisht dhe mos prisni deri kur të keni etje.

Sipas tyre, pini 2 litra ujë në ditë dhe hani sa më shumë fruta.

Ekspertët rekomandojnë që të pini ujë nga pak dhe shpesh, sepse kjo është mënyra më e mirë për të qëndruar të hidratuar.


MË SHUME NGA Lifestyle