Hoxhaj: Shoqata e të Verbërve do ta ketë mbështetjen tonë

Hoxhaj: Shoqata e të Verbërve do ta ketë mbështetjen tonë

Ministri i Punëve të Jashtme në detyrë, Enver Hoxhaj përmes një postimi në `Facebook` ka treguar se po e mbështesin dhe do të vazhdojnë ta mbështesin Shoqatën e të Verbërbve të Kosovës.

“Një takim i vlefshëm me mikun tim Daut Tishuki.Shoqata e të Verbërve të Kosovës gjithnjë e ka pasur dhe do ta ketë mbështetjen tonë. Ata janë shembulli i vullnetit e forcës jo vetëm për të marrë sa më shumë dije, por edhe për ta vënë këtë në shërbim të shoqërisë”.