Ekonomia gjermane shënon ulje të lehtë

Ekonomia gjermane shënon ulje të lehtë

Ekonomia gjermane shënoi rënie me 0.1 për qind në tremujorin e dytë, ndërsa konfliktet dhe problemet të tregtisë botërore në industrinë e automobilistike i shkaktuan vështirësi ekonomisë më të madhe të Evropës.

Agjencia gjermane e statistikave Destatis, tha se rënia e eksportit ka shkaktuar probleme në prodhim, ndërsa kërkesa e konsumatorëve dhe shpenzimet qeveritare në vend kanë mbështetur ekonominë.

Ekonomia e Gjermanisë po përballet me zhvillime negative, pasi industria e saj e automobilave, një nga shtyllat kryesore të rritjes, përballet me sfida lidhur me standardet më të ashpra të emetimeve në Evropë dhe Kinë.

Gjithashtu, industria ka vuajtur nga konflikti tregtar SHBA-Kinë që ka shtuar tarifat për makinat e prodhuara nga kompanitë gjermane në SHBA dhe të dërguara në Kinë, ndërsa pasiguria për kushtet e daljes së planifikuar të Britanisë nga BE ka shtuar besimin.