Haradinaj për Driton Kukën: I lumtur që iu bashkua AAK-së

Haradinaj për Driton Kukën: I lumtur që iu bashkua AAK-së

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka konfirmuar se trajneri i njohur, Driton Kuka, i është bashkuar partisë së tij.

Kryeministri në largim, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ndjehet i lumtur që edhe një anëtar i familjes së respektuar atdhetare Kuka, po e vazhdon traditën me Aleancën. “Na priftë e mbara”, ka thënë ai.

Postimi i plotë:

Sot jam jashtëzakonisht i nderuar me vendimin e Driton Kukës, një ndër heronjtë e sportit tonë, trajneri i suksesshëm dhe meritor që Kosova ka fituar qindra medalje të arta në xhudo, që t’i bashkohet familjes së madhe të Aleancës. I pakompremetuar në asnjë aspekt, ai pos që ngriti yjet e përmasave globale dhe arriti t’i sjellë Kosovës Medaljen e Artë Olimpike, është i biri i Ali Kukës, kryetarit të parë të nëndegës së AAK-së në Pejë “2 Korriku”. I lumtur që edhe një anëtar i familjes së respektuar atdhetare Kuka, po e vazhdon traditën me Aleancën. Na priftë e mbara!

RH


MË SHUME NGA Aktuale