Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit `Mirëmëngjesi Kosovë`, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafirët e parë do të jenë Renea Behluli, organizata Kosovare për Talent dhe Arsim, Toka Alex Payne, regjisor dhe Andrew Garrod, profesor, kolegji prestigjioz Dartmouth i New Hampshire të Amerikës, të cilët na njoftojnë për shfaqjen "Ëndrra e një nate vere".

Kurse Basri Sejdiu, drejtor i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), na njofton më detajisht për trajtimin e infarktit akut të miokardit brenda 120 minutave, projektet, sfidat, furnizimi me barna dhe për spitalet regjionale.

Në lidhje të drejtpërdrejt nga Gjilani paraqitet Fejzulla Berisha, drejtor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Gjilan, i cili na informon për shërbimet në shendetësinë primare.

Po në lidhje të drejtpërdrejt Rrahman Jashari, kryetar i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës, flet për nisjen e aplikimit për kompensimin e mësimëdhënsëve të viteve 90-ta.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.