Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth nuk duan të divorcohen

Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth nuk duan të divorcohen

Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth kohëve të fundit janë kthyer në një nga emrat më të komentuar nga tabloidet e huaja.

Kjo ngase çifti i dhanë fund lidhjes dhjetëvjeçare, shkaqet e së cilës thuhet se ishin nga më të ndryshmet.

Edhe pse dyshja janë ndarë prej kohësh, duket se artistja amerikane nuk e ka ndërmend që të nënshkruajë divorcin, ka thënë një burim për revistën e njohur People.

“Ata po bëjnë pushim nga njëri tjetri, sepse u duhej. Ishte një situatë e keqe me shumë mosmarrëveshje. Ata të dy ranë dakord se është më mirë të kalojnë kohë të ndarë, por kjo nuk do të thotë që marrëdhënia e tyre ka përfunduar plotësisht”.

“Ata janë të shkëlqyer së bashku kur janë të lumtur, ka absolutisht shpresë se ata do të kthehen përsëri bashkë”, ka thënë burimi.

Nga ana tjetër, Liam ka folur për herë të parë pas ndarjes nga Miley, duke thënë se i dëshiron shëndet dhe shumë lumturi.

Ylli botëror e konfirmoi ndarjen nga ky i fundit, kur edhe u fotografua duke u puthur me mikeshën e saj, Kaitlyn Carter.