Ujësjellësi: Paguani ujin e pijshëm që ta keni

Ujësjellësi: Paguani ujin e pijshëm që ta keni

Kompania e Ujësjellësit Rajonal Prishtina thotë se investimet në infrastrukturën e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit, zvogëlimi i humbjeve teknike dhe komerciale janë prioritet i saj.

“Të gjitha mund të arrihen, nëse ju të nderuar konsumatorë bëni pagesa të rregullta për shërbimet që ne ua ofrojmë. Drejtohuni pikave tona të arkëtimit, institucioneve financiare dhe mikrofinanciare dhe Postës së Kosovës dhe mos hezitoni të kryeni obligimet tuaja financiare për ujin e pijshëm”, thotë kjo kompani.