Dermatologët zbulojnë disa sekrete për një lëkurë më të pastër

Dermatologët zbulojnë disa sekrete për një lëkurë më të pastër

Disa këshilla për një lëkurë më të pastër.

Kur takoheni me ndonjë specialist të bukurisë, doni t’i dini sekretet e bukurisë: çfarë bëjnë për lëkurën e tyre, cila maskë është më e mira dhe si arrijnë të kenë lëkurë të shëndetshme.

Dermatologët rekomandojnë disa sekrete për lëkurë të pastër, ju ftojmë t’i lexoni me kujdes:

1.Duhet të përdorni kokos

Çdo dermatolog e pranon që kokosi është produkt magjik për lëkurën tuaj. Nëse konsumoni pije kokosi në baza ditore, lëkura juaj do të ndriçojë pas disa javësh. Janë një numër i madh i maskash, të cilat mund t’i përdorni për të gjitha llojet e lëkurave.

2.Mbulesa të përshtatshme të jastëkëve

Rrudhat mund të paraqiten gjatë gjumit. Lëkura juaj ndikohet nga çarçafët dhe këllëfët e jastëkut në të cilin flini. Një këllëf i jastëkut me material mëndafshi nuk rudhet, andaj lëkura juaj rrëshqet pa problem në të.

3.Kujdesi gjatë vjeshtës

Gjatë vjeshtës, kremi juaj duhet të jetë i dendur. Ky krem duhet të përmbajë vitaminë C dhe E, aloe vera dhe acid hialuronik. Amino acidet dhe vajrat organike (mango, vaji i kajsisë dhe vaji i ullirit) mund ta zhveshin me kujdes shtresën e lëkurës së ashpër që shfaqet gjatë verës.