Këto ushqime e luftojnë artritin në mënyrë natyrale

Këto ushqime e luftojnë artritin në mënyrë natyrale

Artriti është një sëmundje shumë e përhapur dhe me simptoma, nganjëherë të padurueshme. Krahas terapive mjekësore, të cilat merren ekzistojnë edhe disa ushqime natyrale të cilat mund të lehtësojnë simptomat e artritit si: ngurtësimin e muskujve, lodhjen, humbjen e peshës.

Sipas ekspertëve, më të mriat janë frutat e thata, duke fillua nga kumbullat, rrushi, boronicat, molla dhe pjeshka. Këto produkte përmbajnë disa antiosidantë, të njihen për luftimin e inflamacioneve dhe prania e disa vitaminave mundëson mbrojtjen e shëndetit të eshtrave.

Krahas frutave, edhe gruri, orizi, misri dhe elbi përmbajnë disa përbërës, që njihen për reduktimin e inflamacionit.

Nga bulmeti, kosi njihet për vlerat e tij kundër tendosjes dhe ënjtjes së këmbëve, simptomë kjo e cila shfaqet në shumicën e pacintëve me artrit.

Dy produkte të tjera, të cilat janë shumë të mira në reduktimin e simptomave të artrtit janë edhe xhinxheri dhe shafrani i Indisë. Këto dy produkte shumë natyrale përmbajnë disa veti mbrojtëse, të cilat janë të pazëvendësueshme.

Ekspertët bëjnë thirrje, që të gjithë pacientët që vuajnë nga kjo sëmundje, duhet të heqin dorë nga dietat e përgjithëshme dhe ato që përmbajnë alkool dhe duhan, dhe të kalojnë në një ushqyerje më të shëndetshme.