Jashari: Shaban Mangjolli do të nderohet për angazhimin e tij patriotik

Jashari: Shaban Mangjolli do të nderohet për angazhimin e tij patriotik

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka marrë pjesë të mërkurën në ceremoninë e vendosjes se gurthemelit për ndërtimin e kullës se Shaban Mangjollit në fashitin Mikushnicë.

Jashari ka thënë se Shaban Mangjolli, sikur të gjithë atdhetarët tjerë shqiptar, do të kujtohen dhe nderohen me respekt të lartë për angazhimin e tyre patriotik.

“Sot, me vendosjen e gurthemelit për ndërtimin e kullës së Shaban Mangjollit në Mikushnicë, fshati i tij të lindjes që në ballë kishte këtë atdhetar dhe bashkëluftëtar të Azem Bejtës, Shaban Polluzhës e trimave tjerë të Drenicës, po pasurojmë dhe më shumë trashëgiminë tonë kulturore e historike. Kjo shtëpi muze po ndërtohet për nder të njërit ndër më besnikët e Lëvizjes Kombëtare, që nuk ndejti duarkryq karshi të bëmave të çetnikëve dhe okupatorit. Shaban Mangjolli, sikur të gjithë atdhetarët tjerë shqiptar, do të kujtohen dhe nderohen me respekt të lartë për angazhimin patriotik dhe sakrificën sublime, për t’i mbrojtur tokat tona”, ka thënë Jashari.