Lirohet Tomor Morina, i ndaluar nga Maqedonia pas fletarrestit nga Serbia

Lirohet Tomor Morina, i ndaluar nga Maqedonia pas fletarrestit nga Serbia

Tomor Morina është liruar pasditen e 14 gushtit, me vendim se Serbia nuk i ka plotësuar kërkesat juridike për ekstradimin e tij, me akuzën për krim ndaj njerëzimit në luftën e vitit 1998.

Ish ushtari i UÇK-së, Tomor Morina për më shumë se dy javë u mbajt në paraburgim në Maqedoni, pas ndalimit në kufirin Kosovë-Maqedoni, me kërkesë të Interpolit pas fletarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.

Më herët avokati i tij mbrojtës, Naser Raufi ka thënë se është çështje orësh lirimi i Morinës nga burgu dhe tani pritet që vendimin për lirimin e tij Ministria e Drejtësisë ta çojë tek burgu “Shkupi”.

“Jam këtu tek dyert e burgut duke e pritur të del” tha Raufi për Telegrafi Maqedoni.

Morinës i hiqet masa e paraburgimit, ndërsa Gjykata Penale e Shkupit i caktoi masë kujdesi.

Më herët brenda ditës, Gjykata e Lartë vërtetoi vendimin e gjykatës për mos ekstradim të Morinës. Më herët, Maqedonia ka ndaluar edhe Gafur Dugollin për të njëjtën arsye, me kërkesë të Serbisë për krim ndaj njerëzimit. 


MË SHUME NGA Aktuale