Limaj shprehet i gatshëm për postin e kryeministrit

Limaj shprehet i gatshëm për postin e kryeministrit

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj është shprehur i gatshëm për postin e kryeministrit, nëse është e nevojshme dhe ka besimin e qytetarëve. Ai ka thënë se Nisma e sheh vetën në qeverinë e ardhshme dhe do të jemi befasia e këtyre zgjedhjeve.

Në pyetjën se a e sheh vetën në pozitën e kryeminsitrit, Limaj është përgjigjur me “pse jo”.

 “Nëse e kam besimin e qytetarëve pse jo, ne jemi në politikë për të arritur këto objektiva. Kurdo që ta kem besimin e qytetarëve, asnjëherë nuk i shmangem besimit të tyre”, ka thënë Limaj.

Por, më e rëndësishme për të është se ai e sheh Nismën në qeverinë e ardhshme.

“Nisma e sheh vetën në Qeverinë e ardhshme”, është shprehur Limaj.

Limaj ka premtuar se Parlamenti do të shpërbëhet me datën 22 të këtij muaji.

“Deputët e Nismës do të jenë në Parlament, ata do të votojnë pro shpërbërjes së Parlamentit për t’i hapë rrugë zgjedhjeve të parakohshmë”, ka thënë Limaj.

Sipas Limajt, Nisma është e gatshme për zgjedhje.

“Nisma po i futet zgjedhjeve më e përgaditur se kurrë më parë. Ne do të vijmë në një rezultat tepër të mirë. Preokupimi ynë kryesor është që Nisma të futet në proces zgjedhor e vetme”, ka sqaruar Limaj për rtv21.

Ai nuk ka përmendur subjekte konkrete të mundshmë për koalicion, por ka thënë se i vlerëson të gjitha subjektet. Dersia, postin e kryeminsitrit ka thënë duhet ta marë partia që i fiton zgjedhjet.

 “Ne kemi respekt dhe i vlersojmë të gjitha subjektet politike. Ndihemi të vlerësuar nga subjektet që e dojnë Nismën si partner. Mirëpo partia e parë, kushdo që të del, duhet ta marrë kryeministrin”.