Veseli: Si kryeministër, prioritet trashëgiminë natyrore e kulturore

Veseli: Si kryeministër, prioritet trashëgiminë natyrore e kulturore

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se si kryeministër do e ketë prioritet trashëgiminë natyrore e kulturore në Kosovë.

Ai të mërkurën ka vizituar xhaminë e Mlikës në Dragash, e ndërtuar në 1289, që konsiderohet nga studiuesit si xhamia e parë në Ballkan.

Postimi i plotë:

Xhamia e Mlikës në Dragash, e ndërtuar në 1289, konsiderohet nga studiuesit si xhamia e parë në Ballkan. Si kryeministër i ardhshëm do e kem prioritet ruajtjen, mirëmbajtjen, restaurimin dhe promovimin e monumenteve të vyera si ky. Kosova jonë, edhe pse është territor i vogël, është e pasur në trashëgimi natyrore dhe kulturore dhe ka monumente të rralla si kjo xhami. Kjo trashëgimi së bashku me mikëpritjen tradicionale të popullit tonë, ofron një potencial të madh për zhvillimin e turizmit në Kosovë i cili është një sektor që në të ardhmen do të hapi shumë vende pune për rininë tonë.


MË SHUME NGA Aktuale