Katy Parry ngacmon modelin

Katy Parry ngacmon modelin

Hollywood është vendi i çudirave. Prej muajsh paditë për ngacmime apo abuzime seksuale nuk kanë fund, por tashmë pala që gjithmonë akuzohej ka marrë guximin të tregojë anën tjetër të medaljes.

Të paktën kështu pretendon modeli Josh Kloss, i cili thotë se është viktimë e këngëtares Katy Parry. Dhe kjo sipas tij ka ndodhur 9 vite më parë kur realizohej klipi për këngën “Teenage Dream”. 38 vjecari thotë se këngëtarja e famshme e ka ngacmuar gjatë xhirimeve.

Josh përmes një postimi në Instagram ka shkruar se në fillim Parry ishte treguar e sjellshme me të, por më pas kishte bërë veprime të pahijshme kundrejt tij. Katy madje e kishte ftuar në një klub striptizmi, por ai nuk kishte pranuar, duke u justifikuar se ishte i lodhur. Gjithashtu Josh ka treguar se një ditë këngëtarja ishte zhveshur para tij duke e vënë në siklet modelin. Të gjithë këto i cilëson si ngacmim, ndërsa rrëfen edhe pse vendosi të flasë pas 9 vitesh.

“Qëllimi im është të tregoj se ka dhe gra që kanë famë apo pushtet që kryejnë veprime të shpifura, njësoj si shumë aktorë apo regjisorë  që sot janë nën akuzë” -thotë modeli, shkruan tvklan. Vetë Perry nuk ka reaguar por miq të saj kanë thënë se josh po hedh këto akuza pasi këngëtarja nuk pranoi të kishte një lidhje me të.