Shikoni futboll – i bën mirë shëndetit

Shikoni futboll – i bën mirë shëndetit

Shikimi i futbollit është i mirë për shëndetin tuaj, kanë thënë shkencëtarët në një studim që do t’i gëzojë adhuruesit e sportit.

Studiuesit nga Universiteti i Leeds analizuan 25 tifozë të ekipit të futbollit të qytetit për tre ndeshje kampionati.

Ata zbuluan se rrahjet e zemrës së tifozëve u rritën rreth 64 përqind, me disa rrahje në 130 rrahje në minutë – rrahja normale e zemrës së pushuar është midis 60 dhe 100 bpm.

Kjo “stërvitje” është e barabartë me të ecurit e shpejte për një orë e gjysmë, thanë shkencëtarët.

Vëzhgimi i fitores së ekipit të tyre gjithashtu uli presionin e gjakut të tifozëve dhe u dha atyre një ngritje psikologjike që për disa zgjati gjithë ditën.

Sidoqoftë, duke parë klubin e tyre të mposhtur kishte efektin e kundërt emocional, ku tifozën përjetuan në rënie të ngjashme me humbjen e një të afërmi.