Humbur në kanalizimin e konsumit

Humbur në kanalizimin e konsumit

“Të varfër ndalni së qeni të varfër”

Kanalizimi i konsumit qoftë prej kokainës në stadium, çokollatës, homoseksuales së propaganduar e deri tek ajo që njihej si vegjetarian e që tani ka kaluar në vegan është motori i cili vë në lëvizje globalen dhe globalizimin. Nëse je homoseksual nga periferia e Kosovës ti jeton brenda konsumit të dyfishtë, atij të prejardhjes dhe të konformuarës dhe në anën tjetër të binarëve të fshehtë të të panjohurës për të gjithë.Vishesh, punon, hanë dhe pastrohesh me atë që e propagandon binari i qarkut ku je prezent.

Paris Hilton kishte thënë para disa viteve atë që në bashkëkohësinë tonë ishte ishte bërë thënia më e diskutuar në perspektivë globale. “Poor people stop being poor” (njerëz të varfër ndalni të qenit të varfër). Para se të trajtohet, kjo thënie është mekanizëm në vete:

kjo thënie krijon filozofinë e refuzimit të të ndryshmes, duke përmbledhë tërë botën në të mirën totale. Që do të thotë në naiven Hiltoniane/ të të pasurit: nëse unë jam mirë të gjithë mund të jenë mirë.

E parakjo ka të bëjë me personalitetin e Paris Hilton, ajo për të cilën shquhet e që është naiviteti i saj, apo thënë ndryshe ngushëtisa e të njohurit të jetës ndryshe prej të saj. Gjë që gjë që në tërë seriozitetin e asaj që është thënë kjo shprehje është jo edhe e harrueshme apo që mund të anashkalohet.

Ajo që e bën prijëse të pasanikëve të botës, apo edhe njëlloj portparolli të pasanikëve të botës e që është naiviteti i sajështë se fjalia e saj më e njohur shprehë një të vërtetë , në të vërtetë në shtetet e zhvilluara është ndoshta e mundshme të ndalurit e të të qenit i varfër, në tërë seriozitetin e domethinëies.

Në naivitetin e kësaj fjalie kjo do të thotë se varfëria është zgjedhje dhe qëndrim i të varfërve (“që na e prishë kënaqësinë me pamundësinë e tyre”), është politikë dhe lifestyle (mënyrë e jetës, aq më shumë mënyrë e zgjedhur e jetës). Si të shpjegohet kjo: në fjalinë e Hilton ndryshueshmëria dhe edhe varfëria krijojnë domosdonë e të jetuarit pa obligime dhe pa pengesa. Sepse shpjegimet po ashtu edhe varfëria janë mënyrë jete –  e zgjedhur, për disa. Si qëndrim i cili është i “gabueshëm”, sepse “ka” mënyrë më të mirë të jetës, si të qenit i pasur.

E dyta ka të bëjë me pjesët e botës ku varfëria “nuk mund të zgjedhet” por është fenomen i komplikuar pamundësie dhe daljes prej saj dhe atë pikërisht për shkak të të pasurve të “Amerikës”. Në këtë këta njerëz, prejtë varfërve në Kosovë të cilëve u ndërtohen shtëpitë me propagandë në televizionet e Kosovës që mund të shihen si viktima të po të të njëjtëve të pasur të botës – “Amerikës” dhe deri tek të varfërit e Afganstanit e të Sudanit në janë krejtësisht të varur nga qarkullimi i kanalizimit të konsumit të globales dhe asaj që ka kaluar në tmerr krejtësisht të bardhë dhe mpirës të vetëdijes së njerëzimit e që është i quajtur globalizim.

Nëse po të njëjtave viktima të cilëve u janë ndërtuar shtëpi në Kosovë nga të pasurit dhe që janë viktima të propagandës në televizione, këtyre viktimave u bëhet e njohur kjo thënie e Paris Hilton, si do të mund të shihej kjo e qartë dhe me domethënie për po të njëjtit. Si do të mund të shihnin se “duhet të ndalin të të qeni të varfër”? Është krejtësisht e logjikshme kjo, ata “mund të ndalin së qeni të varfër” duke kërkuar fatin e tyre, fatin e parasë, dhe “fleksibiliteti i ligjeve kosovare, afgane, sudaneze etj, e mundëson këtë. Dhe kjo edhe po ndodh, kjo edhe është mundësia, kjo edhe është zgjedhja.

Por ka një pikë ku përfundon fati i të varfërve, viktima apo edhe jo, e që është kënaqësia e të pasurve dhe fati i vetë këtyre. Prandaj të varfërit duhet të ndalojnë së qeni të varfër por në asnjë mënyrë në kërkimin e fatit të tyre në, tanimë, territorin e të pasurve. Ai duhet kërkuar vetëm aty ku ka mundësi apo edhe burim të mundësisë e që është kolektivi dhe e mira kolektive. Kjo të bën të pyeteshpse të mos kërkohet brenda të mirës kolektive, pse të mos shfrytëzohet dhe pse të mos konsumohet kjo?

E treta është se thënia e Paris Hilton në psikopatinë e saj krijon frustrim tek të pasurit për shkak të pamundësisë së ofrimit të një zgjidhje për të varfërit. Për shkak të bashkëndjesisë së tyre edhe ata janë njerëz. Apo edhe për shkak të fajit që ata ndiejnë nën pafundësinë e kënaqësisë. Por në të vërtetë kjo thënie e Hilton tregon pikërisht për ndarjen dhe pastërtinë e kënaqësisë që ajo ndienë, dhe aq më shumë që përjeton.

Por problemi kryesor kur flitet për kanalizimi  e konsumit dhe të mënyrës së jetës (lifestyle) është: faji për kënaqësinë e jetës që jeton ose të mos ndierit e fajit për po të njëjtën kënaqësi. Jo më për të pasurit por për të varfërit. Sipas të pasurve të varfërit janë duke u kënaqur në varfërinë e tyre dhe nuk dijnë sepse shkojnë për t’u kënaqur, në plazhet e Durrësit e edhe të Shën Gjinit.

Në të vërtetë shoqëria kosovare, dhe qoftë ajo afgane dhe sudaneze kërkojnë një jetë pa komplikime. Jetë pa pengesa dhe pa kufij. E në të vërtetë secila ndarje e mbyllë të varfërin në kllapën e vet dhe të pasurin e lë në pasurinë e tij. Apo ndryshe shoqëria e të pasurve automatikisht është e ndarë nga po të njëjtit të varfër. Në të vërtetë çdo ndarje prodhon ndarjen tjetër të kanalizimit të konsumit, dhe me këtë pamundësinë e ikjes nga to.

Autor: Ballsor Hoxha