Madhështia kosovare politike vjen nga falja që i bëjmë

Madhështia kosovare politike vjen nga falja që i bëjmë

Kosova po vlon nga politika. Ka zgjedhje në të gjitha anët. Ka entuziazëm të zgjedhjeve. Ka plane, ka pajtime, ka takime dhe diskutime të të gjitha llojeve. Në të njëjtën kohë asgjë nuk ka ndryshuar.

Edhe LDK pati zgjedhjet e veta, u zgjodh po i njëjti kandidat i cili udhëheq LDK- në qe një dekadë. Në tërë vendin është i vetmi lajm dhe e vetmja lëvizje e shoqërisë megjithëse lidhur me një parti politike. Kur flitej para një dekade për politizimin e shqërisë pikërisht kjo mendohej, bllokimi i tërë vendit lidhur me partitë/një parti politike. Lidhur me zgjedhjen e një kryetari të një partie politike dhe të një kandidati të mundshëm për zgjedhjet e ardhshme për kryeministër të vendit.

Megjithëse kjo është një lëvizje shoqërore krejtësisht e pranueshme për një vend i cili ka përvojën e shtetësisë dhe me këtë edhe raportet me të tjerët si në fqinjësi dhe po ashtu edhe në rendin e Evropës, ne mund edhe të kemi harruar se ka një dekadë që gjërat nuk lëvizin së paku në favor të ndërtimit të shtetit tonë dhe në favor të krijimit të një udhërrëfimi për të dalë jashtë kësaj bllokade.

Situata e një panairi gjigant të zdhjedhjeve të pushteteve politike, të imitimit të pluralizmit politik megjithatë është krijuar nga një tragjedi e shoqërisë sonë, e pamundësisë së shoqërisë sonë që të mbroj jo vetëm një nga figurat më të mëdha të luftës sonë për liri por edhe vetë kryeministrin në shtetin ku jetojmë. Dhe në këtë është krijuar tërë ky Pazar pushtetesh politike dhe aktrimit të pushteteve politike, të cilat luajnë shtetësinë pikërisht nga një rënie e shtetit tonë dhe një denigrim i çfarëdo pushteti të pushteteve politike lokale mbi vetë shtetësinë tonë. Dhe megjithatë aktrohet shteti dhe pushteti dhe sidomos dialogu kinse konstruktiv dhe skena e zgjedhjeve të cilat vijnë për sa herë si situatë e pamundësisë sonë për të mbrojtur pikërisht shtetin tonë.

LDK është në rrjedhat e pushteteve politike në vend prej se në Kosovë imitohet shtetësia dhe asgjë nuk e lë jashtë përgjegjësisë së domosdosë për të ndërtuar platformën e mbrojtjes së luftës sonë për liri; të nevojës sonë për të mbrojtur lirinë tonë; dhe për të qenë në krah me miqtë tanë që kanë krijuar mundësinë për këtë liri që e gëzojmë.

LDK është partia prej më të mëdhave në vend. LDK është partia me përfshirjen më të madhe në të gjitha proceset e vendit, shtetit dhe të shoqërisë sonë, sigurisht bashkë me të gjitha partitë e mëdha në Kosovë e përfshirë edhe vetë partinë e kryeministrit të ftuar për gjykim në Hagë, AAK-në. Ka dy mundësi shpjegimi të kësaj tragjedie të faljes absurde dhe të pakusht të këtyre fajtorëve të pamundësisë së mbrojtjes së luftës sonë për liri:

Situata e pashpresë që mundëson për partitë politike aktrimin dhe imitimin e shtetësisë

Përulja e shoqërisë sonë ndaj pushteteve politike si rezultat i politizimit të të gjitha shtresave të shoqërisë sonë

Shoqëria kosovare është në gjendje të pashresë të lëvizjes së saj në organizmin e saj për të gjetur një zgjidhje për të mbrojtur lirinë e saj. Kur flitet për mbrojtjen e lirisë këtu mendohet ballafaqimi i kësaj shoqërie, kësaj lirie, dhe këtij organizmi të kësaj shoqërie përmes institucioneve të saj dhe atyre ndërkombëtare të shtyllave të ndërtimit të saj dhe të qeniesimit të saj.

Kjo situatë e pashpresë është pikërisht si rezultat i imitimit dhe aktrimit të pushteteve politike nga partitë tona dhe nga përfshirja e tyre obsesive dhe pavetëdije në historinë dramatike të Kosovës në të cilën asnjëherë nuk është hapur çështja e ballafaqimit institucional në perspektivë lokale dhe ndërkombëtare të mbrojtjes së shoqërisë sonë, dhe atë në të gjitha çështjet e prekshme dhe të dhembshme.

Kjo ka sjellë deri tek përulja e shoqërisë sonë ndaj pushteteve politike të cilat kanë uzurpuar rolin e udhrrëfyesit të shoqërisë kosovare në dinamikat dhe në lëvizjet politike të Bashkimit Evropian dhe të rajonit.

LDK është me të vërtetë e madhe, por vetëm për rrethanat politike (as ato shoqërore kosovare) të Kosovës. LDK dhe duke përfshirë të gjitha partitë politike të Kosovës kanë fuqinë e tyre të imitimit të shtetit dhe të dialogimit ndërmjet vete por është harruar lëvizja e shoqërisë sonë në rreth të pamundshëm dhe vicioz të pamundësisë dhe të pazgjidhshmërisë.

Përsëritja e gjykimeve, pafundësia e të qenit on – call nga gjykatat ndërkombëtare janë të pafalashme e ne megjithatë e mbajmë të çmueshme skenën politike duke i dhuruar të gjitha lëvizjet e mundshme shoqërore, prej organizimit të mbrojtjes së kryeministrit në dorëheqje e deri tek liria jonë për të qenë të pavarur dhe për të mos qenë më pa të drejtë në bankën e të gjykuarit.

Autor: Ballsor Hoxha