​Turistët spanjollë sulmohen në Borsh të Sarandës

​Turistët spanjollë sulmohen në Borsh të Sarandës

Një grup turistësh spanjollë janë sulmuar këtë të enjte në Borsh të Sarandës.

Informacionet paraprake bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pasi turistëve spanjollë nuk u ka pëlqyer shërbimi në një lokal dhe kanë tentuar të largohen.

Furgoni i turistëve është ndjekur nga pronarët e lokalit, të cilët kanë goditur me grushte turistët dhe drejtuesin e mjetit dhe kanë thyer xhamin e furgonit, i cili ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë policia është vënë në ndjekje të autorëve dhe po punon për zbardhjen e kësaj ngjarje./Vizion Plus/