​Sulmoi fizikisht bashkëshorten e vëllait të vet

​Sulmoi fizikisht bashkëshorten e vëllait të vet

Një person është arrestuar në Suharekë, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e vëllait të tij.

Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Po në Suharekë, është arrestuar i dyshuari mashkull pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht motrën e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.