​Tre të arrestuar për fajde në Pejë

​Tre të arrestuar për fajde në Pejë

Tre persona janë arrestuar në Pejë, pasi të njëjtit sipas viktimës mashkull e kishin detyruar atë t’i paguaj fajde nga viti 2015 deri me tani.

Sipas Policisë, është bërë bastisje në dy lokacione ku janë sekuestruar disa gjera si dëshmi materiale. Po ashtu tek njëri i dyshuar janë gjetur rreth 84 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.