Fëmija juaj ka krupë gjatë udhëtimit me veturë, ky është ilaçi natyral

Fëmija juaj ka krupë gjatë udhëtimit me veturë, ky është ilaçi natyral

Fëmijët më të ndjeshëm janë deri në moshën 12 vjeç, femrat të cilat më shpesh se meshkujt e kanë këtë problem.

Udhëtimet e gjata për ata që kanë prirje të vuajnë nga pështjellët në stomak gjatë vozitjes mund të jetë stres goxha i madh dhe përvojë e pakëndshme.

Nervozizmi, marramendja, vjellja, ndjenja e krupës në lukth mund të prishin çdo udhëtim, mirëpo falë preparateve natyrale dhe preparateve të tjera ato efekte anësore mund të pengohen.

Shumica e prindërve nuk dëshirojnë që fëmijët t’u ekspozohen ilaçeve “të panevojshme” nga mosha e hershme, andaj përdorin metoda alternative, ndërkaq kur është fjala për krupën më së miri është të përdoret xhenxhefili.

Pritni pak rrënjë xhenxhefili të freskët dhe hani një gram, rreth gjysmë lugë kafeje, tri orë para udhëtimit.

Po ashtu mund t’ju ndihmojë nëse qitni dy pika vaj eterik xhenxhefili apo eukaliptusi në një fasoletë dhe herë pas here i ofroni te hunda gjatë udhëtimit me veturë.

Mbani sytë hapur dhe vini syze dielli, patjetër shmangni leximin dhe uluni në drejtim të lëvizjes së veturës.

Do t’ju ndihmojë edhe të shikoni në një pikë, saktësisht, të jeni të përqendruar dhe të mos bëni lëvizje të vrullshme me kokë.