Bathore, parandalohet krimi në familje

Bathore, parandalohet krimi në familje

Një 60 vjeçar është arrestuar në Bathore pasi dyshohet se do të kryente një krim në familje.

Policia informon se arritën të parandalonin ngjarjen e rëndë brenda familjes.

"Pas marrjes së informacionit se në Bathore, Kamëz po ndodhte një konflikt i ashpër midis dy bashkëshortëve, organizuan menjëherë punën dhe me veprimet e shpejta dhe profesionale bënë të mundur parandalimin e mëtejshëm të këtij konflikti duke arrestuar në flagrancë shtetasin: R. S., 60 vjeç, banues në Bathore, Kamëz" informon policia e Tiranës.

Policia bllokoi dhe armën e zjarrit, automatik me dy karikatore me fishekë, me të cilën, "ky shtetas dyshohet se do kryente krim në familje, si dhe 96 fishekë. "

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe “Dhuna në familje” në ngarkim të shtetasit R. S./oranews/