Ka 10 ditë që familjarët e Florim Sadikut, nuk din asgjë për të

Ka 10 ditë që familjarët e Florim Sadikut, nuk din asgjë për të

Ka 10 ditë që familjarët e Florim Sadikut, i burgosur në Durrës, nuk asnjë informatë për fatin e tij. Florim Sadiku , po vuan dënimin e një fletëarresti të lëshuar nga shteti rumun për kalim ilegal të kufirit. Sipas familjarëve , Sadiku e kishte përfunduar dënimin më 7 gusht .

 “Ne kemi shku në burg më 7 gusht për ta marrë Florimin , por jo ai nuk doli,  një polic rojtarë na tha se Florimi nuk del dhe nuk kemi informacione më shumë”, ka treguar një nga aëtarët e familjesë së Sadikut të cilët prej vitesh jetojnë në Gjermani. Ky familjar po ashtu ka treguar se për këtë rast e kanë njoftuar edhe ambasadën e Kosovës në Shqipëri dhe se deri tash nuk kanë marrë asnjë informacion. “Na e kemi njoftu ambasadën e Kosovës në Shqipëri , ata na kanë thënë se do të merren me rastin. Ne kemi informata që sot nga ora 11:00 , Florimi do të dal para gjykatës dhe po presim që ai të dal nga burgu pasi e ka vuajtur dënimin për të cilin edhe është mbajtur”, tha ky familjarë.

Ndryshe, për këtë rast,  Ish- kryeministri Sali Berisha ka bërë një denoncimi këtë të mërkurë, ku sulmon policinë e Durrësit në lidhje me një rast të një shtetasi nga Kosova, i ndaluar dhe më pas i liruar me vendim gjykate.

Por sipas Berishës dhe denoncimit të vetë qytetarit, policia pavarësisht vendimit të gjykatës e mban prej 8 ditësh në komisariat shqiptarin dhe nuk e lejon të ikë.

Postimi i Sali Berishës:

Prej 8 ditesh mbahet peng ne narkokomisariat.

E liron gjykata e apelit por narkohorrat me uniforme -e mbajne peng prej 8 ditesh ne komisariat qytetarin

Per narkoshtetin gjykata dhe ligji nuk ekzistojne! Sb

“pershendetje o doktor jukisha lut mem ndihmu jam florim sadiku nga mitrovica jam ne burgun e duuresit jam i arrestum nga policia e edi ramnes per nje llogari te rumanis te kalim kufirit ilegal kam mbaru denimin me 3 korrik jam mbajt ne burg pa drejtsisht jam liru nga gjykate e apelit mer daten 7 gusht mkan njerr jasht qelis jam tu u mbajt nbe zyret e drejtoris se burgut sikur nje peng pa asni nje vendim vendimin per lirim ka jep gjykata e apelit me daten 7 gusht julutem me ndihmoni mi sjellkni medjat se spokam munci qysh aqs me kon me kontaktu ju lutem me ndihmoni se skam tjeter shpres vetem se tek ty mi sjellni medjat se si me mbajn peng ne zyre qe 8 dite pa la pa sen hiq jam i tmerrruar ju lutem me ndihmoni nje polic me la tete qkruj sepse kam ndalim edhe komunikim me gjdo kend”.