Në këtë datë do të del iPhone 11

Në këtë datë do të del iPhone 11

Sipas një imazhi në beta, zhvillues i softuerit IOS 13, i cili titullohet “HoldForRelease” tregon datën 10 shtator të shpalljes së iPhone 11.

Apple zakonisht shpall smartfonët e saj të rinj gjatë gjysmës së parë të shtatorit, kështu që nocioni se mund të mbajë ngjarjen e tij të iPhone 11 në 10 shtator, duket e besueshme.

iPhone 11, pritet të vijë me një aparat fotografik me tre lente dhe një veçori të re që mund të ngarkojë pa tela pajisje si AirPods ose Apple Watch.

Përveç njoftimit të iPhone-ve të rinj, ekziston një shans që Apple të mund të ketë një Apple Watch të re, duke marrë parasysh që zakonisht njofton një orë të re inteligjente së bashku me smartfonët e saj në shtator.