Shembet skela e pallatit, një punëtor i vdekur, pesë të plagosur

Shembet skela e pallatit, një punëtor i vdekur, pesë të plagosur

Mesditën e sotme, nga një ndërtesë në rikonstruksion, në Tiranë është shkëputur një pjesë e skelës metalike duke zënë poshtë 2 punëtorë, trupi i pajetë i njërit prej të cilëve është nxjerrë pak minuta më parë, ndërsa policia dhe forcat zjarrëfikëse po punojnë për nxjerrjen e punëtorit tjetër.

Kurse janë lënduar 4 nga punëtorët që ndodheshin duke punuar pranë këtij objekti, ndër to shtetasit Genti Bardhi , 29 vjeç dhe Euglidios Lika 34 vjeç,  të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Policia ka shoqëruar administratorin e punimeve për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /TCH