Haradinaj: Amaneti i Grajqevcit ishte udhërrëfyes deri në çlirimin e vendit

Haradinaj: Amaneti i Grajqevcit ishte udhërrëfyes deri në çlirimin e vendit

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj në 55 vjetorin e rënies së mësuesit dhe ideatorit të lëvizjes kombëtare Fazli Grajqevci, ka thënë se ai mbeti frymëzim për brezat, amanetin e të cilit e patën udhërrëfyes deri në çlirimin e vendit.

“Mësues, edukator, revolucionar - Kështu do mbahet mend Fazli Graiçevci. Vetëm 29 vjeçar, ai u shënjestrua nga regjimi i kohës. Mizorisht u shua jeta e tij 55 vite më parë, por ai mbeti frymëzim për brezat, amanetin e të cilit e patën udhërrëfyes deri në çlirimin e vendit. Lavdi e përjetshme”, ka shkruar ai.