Zhvillohet maratona në kujtim të viktimave të Murit të Berlinit

Zhvillohet maratona në kujtim të viktimave të Murit të Berlinit

Në Berlin po zhvillohet maratona prej 161 kilometrash që ndjek gjurmët e murit famëkeq 30 vite pas rrëzimit të tij dhe përkujton mbi 600 viktimat e kohës kur qyteti ishte i ndarë.

Maratona “Mauerweglauf” ose “100 meilen Berlin” është e gjatë fiks 100 milje dhe vrapohet deri ditën e nesërme, thekson faqja që i kushtohet këtij manifestimi dhe që zhvillohet çdo vit që prej 2011.

Numërohen rreth 650 atletë që vrapojnë rreth gjurmëve të murit që mes 1961 dhe 1989 ndante Berlinin e perëndimit nga ai lindor për të penguar arratisjet e gjermanëve që jetonin në lindje drejt perëndimit, përcjell Atsh.

Medalja që i jepet fituesve të super maratonës, çdo vit mban portretin e një prej viktimave të murit.