Qindra persona morën pjesë në varrimin e gruas që humbi jetën në El Paso

Qindra persona morën pjesë në varrimin e gruas që humbi jetën në El Paso

Antonio Basco po priste që të gjente kishën e zbrazët për ceremoninë lamtumirëse të gruas së tij e cila vdiq nga të shtënat masivë në El Paso të Teksasit javë më parë.

Basco tha që nuk kishte familjarë prandaj ftoi komunitetin, por ishte i tronditur kur gjeti njerëz që po prisnin në radhë për t’u futur në kishë.

Aq shumë njerëz kishin ardhur, sa kompania e funeralit u detyrua të ndryshonte ambient për të kaluar në një hapësirë më të madhe për të pritur të gjithë njerëzit.

Basco mes emocionesh tha se "kjo ishte diçka e jashtëzakonshme".

Rreth 700 njerëz pritën në radhë për të bërë respektin e fundit ndaj Margie Reckard, 63 vjeç, një nga 22 personat e vrarë kur një person i armatosur hapi zjarr në një dyqan të Walmart.

Njerëzit kishin ardhur nga e gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Po ashtu, mediat amerikane njoftuan se rreth 900 buqeta lulesh kishin për adresë ceremoninë e varrimit.