Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit `Mirëmëngjesi Kosovë`, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafir i parë do të jetë Bernard Tahirbegolli, specialist i mjekësisë së sportit i cili do të flas për mjeksinë sportive dhe rehabilitimin e lëndimeve.

Për të folur lidhur me teknologjinë dhe metodën e re në trajtimin e syve i ftuar do të jetë Afrim Shabani, oftalmolog, autor i librit 'Vlerësimi i përkuelshmërisë së kornesë te pacientët e trajtuar me lasik'.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Aktuale