"Derbi i vdekjes", tre tifozë humbin jetën

"Derbi i vdekjes", tre tifozë humbin jetën

Tre tifozë kanë mbetur të vdekur në vend dhe shumë të tjerë janë plagosur në një derbi në Honduras.

Huliganët kanë dalë jashtë kontrollit të policisë dhe Federata ka anuluar takimin e programuar për tu luajtur ditën e djeshme. Olimpia-Motagua është një nga derbit më të zjarrtë në Honduras dhe i tillë rezultoi edhe këtë herë, por natyrisht duke kaluar edhe çdo lloj parashikimi. Incidentet e para ndodhen në momentin kur autobusi i skuadrës së Motagua po shkonte drejt stadiumit.

Në atë moment, mjeti u godit nga huliganët me shkopinj dhe shishe, ku mbeten të plagosur 4 lojtarë të skuadrës mike. Sipas raportimeve të para të mediave botërore tre persona kanë mbetur të vdekur në vend, pas përplasjeve me tifozë të tjerë, transmeton oranews.

Pas përplasjeve policia ka ndërhyrë, ndeshja është spostuar dhe tifozët janë larguar nga stadiumi. Policia shpërndau turmën duke përdorur gaz-lotsjellës. Gjatë largimit të turmës disa njerëz janë shtypur, duke parë ferrin me sytë e tyre.