Howard, lojtar i ri i KB Rahoveci

Howard, lojtar i ri i KB Rahoveci

KB Rahoveci është përforcuar edhe me një basketbollist të huaj.

“Vreshtarët” kanë konfirmuar se është Javis Howard, basketbollisti i pestë i huaj që do ta veshë fanellën “bardhekaltër”.

“Howard, basketbollisti i 5-të i huaj te KB Rahoveci, mirë se vjen”, thuhet në konfirmimin e KB Rahoveci. Kjo skuadër pritet të përforcohet edhe me lojtarë të tjerë.