Semedo gati për kalimin te PSG, si pjesë e marrëveshjes për Neymarin

Semedo gati për kalimin te PSG, si pjesë e marrëveshjes për Neymarin

Nelson Semedo është i hapur për kalimin e tij në kryeqytetin francez, si pjesë e marrëveshjes që do të bënte të mundur kalimin e Neymarit, te Barcelona.

Sipas asaj që shkruan “Mundo Deportivo”, mbrojtësi portugez do të preferonte të qëndronte me katalanasit, por e sheh me sy të mirë edhe një kalim në “Parc de Prince”.

PSG-ja ka refuzuar të gjithë lojtarët që spanjollët kanë ofruar, për të arritur një marrëveshje për Neymar. Por, duket se këtë herë francezët po e shqyrtojnë propozimin e ofruar.

Kampionët e Ligë 1, janë në kërkim të një mbrojtësi për krahun e djathtë, pas largimit të Dani Alves, dhe Semedo duket si profili ideal për atë pozicion.