Dembele në “radarin” e gjigantit italian

Dembele në “radarin” e gjigantit italian

Sulmuesi i Lyonit, Moussa Dembele mund të transferohet tek gjiganti italian, Juventus, raporton “L`Equipe”, përcjell RTKLive.

Torinezët janë të interesuar për yllin e Lyonit të cilin do të provojnë ta bindin që të bëhet pjesë e “Zonjës së Vjetër”.

Siç raportohet, skautët e Juvës të premten mbrëma ishin të pranishëm në ndeshjen Lyon-Angers (6-0), për të parë nga afër cilësitë e Dembele-s, i cili shënoi dygolësh në fitoren e skuadrës së Lyonit. /rtklive/