Ashley Cole i jep fund karrierës

Ashley Cole i jep fund karrierës

Ish-reprezentuesi i Anglisë Ashley Cole njoftoi sot se do t’i japë fund karrierës.

Mbrojtësi i majtë, pas skadimit të kontratës me Derby County, ka vendosur që t’i japë fund karrierës si lojtar në moshën 38-vjeçare dhe tash e tutje do të merret me punën e trajnerit.

Ai nisi karrierën në Arsenal, për të cilin debutoi në vitin 1999. Me ‘topçinjtë’ fitoi dy tituj të kampionit në Premier Ligë, pas së cilës tetë sezone i kaloi në Chelsea.

Me ‘blutë’ e Londrës ishte edhe një herë kampion i vendit, fitoi Ligën e Kampionëve më 2012 dhe Ligën e Evropës, më 2013. Ka luajtur edhe për Roma, LA Galaxy dhe Derby.