Shifra të frikshme, ja klubi më i shtrenjtë në botë sipas lojtarëve

Shifra të frikshme, ja klubi më i shtrenjtë në botë sipas lojtarëve

Nëse paratë nuk mund të blejnë dot lumturinë, me siguri që të ndihmojnë për të fituar kupa e kampionate.

Një klasifikim i publikuar së fundmi nga portali i specializuar “transfermarkt”, tregon vlerën e klubeve sipas çmimeve të kartonëve të lojtarëve.

Vendin e parë, e mban Manchester City, me një vlerë prej 1.27 miliard eurosh. Financat e Mansur Bin Zajed janë të rëndësishme, por vlera e “qytetarëve” sigurisht që është rritur edhe falë punës së Guardiolës me lojtarët dhe ekipin në përgjithësi. Rasti ideal do ishte ai i Kevin De Brujn. Belgu u ble në 2015 prej Volfsburgut për 76 milionë euro, ndërsa sot vlen rreth 130, pothuajse dyfish.

Vendin e dytë e mban Barcelonë, me një diferencë fare të vogël. Skuadra e katalanasve vlen 1.26 miliardë euro, ndërsa në poshtë, Reali i Madridit, me një vlerë prej 1.18 miliardë eurosh.

Vendi i katërt dhe i pestë i përket dy finalisteve në Champions-in e sezonit që lamë pas. Liverpooli dhe Totenhemi, vlejnë përkatësisht 1.07 miliard euro, dhe “Spursa-t” plot 984.5 milionë euro.

984 milionë euro, është gjithashtu edhe vlera e PSG, ndërsa për të parë ekipin e parë italian, duhet të shkojmë në vendin e shtatë, ku vlera e skuadrës së Juventusit përllogaritet në 869 milionë euro. Më poshtë, ndjekin Chelsea, Atletico e Madridit dhe Bayern Munich.

Interesant është fakti se ekipi tjetër italian që vjen pas Juves, është Napoli, në vendin e 14-të, me një vlerë lojtarësh prej 620 milionë euro, duke lënë pas kështu Interin në vendin e 15-të, me 600.9 milionë euro, si dhe Milanin në vendin e 18-të, me 507.5 milionë euro.