Donjet Shkodra s’e harron zakonin, tjetër gol nga distanca

Donjet Shkodra s’e harron zakonin, tjetër gol nga distanca

Donjet Shkodra dhe Reginaldo, dy ish-futbollistë të Kukësit, vazhdojnë të jenë elementë të rëndësishëm të Shakhtar Karagandy-t në Kazakistan.

Sulmuesi mozambikas dhe mesfushori i lindur në Prishtinë u aktivizuan titullarë në sfidën ndaj Kaisar Kyzylorda, që u mbyll me fitoren e thellë 3-0 të Shakhtarit.

Golin e parë të takimit e realizoi pikërisht Donjet Shkodra, me një goditje të saktë nga jashtë zonës, që kapi të papërgatitur portierin mik.

Ky ishte goli i tretë në kampionat për 30-vjeçarin, që kur u transferua në Kazakistan në fillim të këtij viti.