Trepça ’89 e nis furishëm, Ferizaj shokon Dritën, s’ka gola në Klinë

Trepça ’89 e nis furishëm, Ferizaj shokon Dritën, s’ka gola në Klinë

Trepça ’89 e ka nisur furishëm edicionin e ri të garave në IPKO Superliga e Kosovës në futboll, raporton RTKLive.

“Minatorët” e kanë deklasuar Gjilanin, me rezultat 4-1, të dielën në kuadër të javës së parë në elitën e futbollit tonë.

Mitrovicasit janë shfaqur skuadër shumë e fortë përballë gjilanasve, edhe pse këta të fundit kanë sjellë përforcime të shumta gjatë kësaj verë.

Ardian Muja (23’, 44’), Ard Manaj (60’) dhe Leart Emini (65’) nga pika e bardhë shënuan për fitoren Trepçës ’89, derisa golin e nderit për skuadrën udhëtuese e realizoi Bursic (73’) nga penalltia.

Ndërkaq, për befasinë e javës së parë në Superligë, është përkujdesur Ferizaj që midis Gjilanit, mundi Dritën, me rezultat 0-1. Pavarësisht se skuadra nikoqire bëri presion më të madh drejt portës mysafire, megjithatë, ishte skuadra udhëtuese që me golin e Filonit Shaqirit (90+2’), ia doli që të kthehet në Ferizaj më fitore.

Ndërkohë, pa gola është mbyllur sfida tjetër e ditës së sotme ndërmjet Dukagjinit të Klinës dhe Ballkanit, edhe pse të dy skuadrat patën rastet e tyre për gjetur rrugën e golit, por që rrjetat heshtën në këtë përballje të nivelit mesatare. /rtklive/