U përuruan dy libra të Xhevdet Bajrajt

U përuruan dy libra të Xhevdet Bajrajt

Dje, me fillim në orën 18.00, në Rahovec, në oborrin e Muzeut të Rahovecit, është bërë përurimi i dy librave të Xhevdet Bajrajt, “Kur qajnë hardhitë” dhe “Ca kokrra rrushi nga Rahoveci”.

Për këtë libra ka folur botuesi Berat Dakaj, kurse kanë recituar poezi nga këta dy libra dy aktorë. Ndërkaq, autori Xhevdet Bajraj ka thënë se ndihet i nderuar nga vendlindja për këtë organizim të përurimit të librave të tij dhe me pjesëmarrjen e miqve dhe dashamirëve të kulturës.