Ju prezantojmë kafenenë më të “Instagramueshme” në botë

Ju prezantojmë kafenenë më të “Instagramueshme” në botë

Një faqe interneti që i dedikohet udhëtimeve ka dalë në përfundimin se një kafene australiane e thjeshtë është më e “Instagramueshmja” në botë.

Kafeneja Speedos, që është vetëm 50 metra larg plazhit Bondi, në Sidnej, fitoi vendin e parë mes 50 lokaleve të tjera shumëngjyrëshe.

“Bondi është një nga plazhet më ikonike në botë dhe fakti që Speedos është kaq pranë këtij plazhi, është vërtet fantastik”, shkruan Big Seven Travel.

Në dhjetëshen e parë gjenden edhe kafene në Londër, Los Anxheles, Vietnam, Indonezi dhe Dubai.